Sot, në Podujevë u organizua tryeza në lidhje me “Pjesëmarrjen e qytetarëve të Podujevës në vendim-marrje”, njofton Llapi.info

Ky takim u organizua nga organizata jo-qeveritare “Kosovo Center for Democracy“ dhe u mbajt në kolegjin privat ‘Globus’ në Podujevë.

Të pranishëm në këtë tryezë ishin asamblistë nga të gjitha subjektet e mëdha politike në Podujevë, shoqëria civile, profesionist nga lëmit përkatës. Fokus diskutimi ishin të gjeturat e hulumtimit për të njëjtën çështje të realizuar në teren nga kjo organizatë.

Të gjeturat e këtij studimi:                                                                 

  1. Në komunën e Podujevës ekziston perceptimi qytetarë se mendimi i tyre nuk ka ndikim në zhvillimin e politikave lokale.
  1. Nuk ka takime ose kontakte të mjaftueshme ndërmjet përfaqësuesve politik të të gjitha subjekteve politike dhe qytetarëve. Si rezultat i kësaj kemi mungesën e njohurive të përfaqësuesve politik për problemet reale të banorëve. Kjo ndikon negativisht në zgjidhjen e tyre.
  2. Angazhimi i qytetarëve llapjan në funksion të shoqërisë civile është shumë i ulët. 
  3. Organizimi i komunitetit është shumë i zbehtë. Nevojitet informim me i shtuar nga institucionet  përkatëse për rëndësinë e organizimit të qytetarëve në zonat ku ata banojnë. 
  4. Mediat dhe rrjetet sociale janë burimi kryesorë i informimit të qytetarëve për projektet zhvillimore lokale. Një pjesë relativisht e madhe e komunitetit (36%), nuk ka çasje në informacionet bazike për këto zhvillime. Interesant është fakti se përfaqësuesit politik dhe përfaqësuesit e komunitetit luajnë rol shumë të vogël këtë proces.

Po ashtu për zgjidhjen e problemeve të identifikuara kjo organizatë jap këto rekomandime:

  • Për të pasur një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve të Podujevës nevojitet që: 
  • Në shkollat fillore dhe të mesme të ofrohet më shumë informacion për rëndësinë që ka pjesëmarrja qytetare në vendim-marrje. Në këtë mënyrë, rritet shkalla e edukimit qytetarë.
  • Të ndërtohen ura komunikimi ndërmjet qytetarëve, përfaqësuesve të komunitetit dhe atyre politik.
  • Të rritet angazhimi qytetarë në shoqërinë civile, përmes krijimit të mundësive më të mëdha nga qeverisja lokale.
  • Nevojitet një komunikim më i madh ndërmjet qytetarëve dhe përfaqësuesve politik. 
  • Të krijohet mundësi dhe hapësirë për profesionistët e lamive përkatëse dhe me theks të veçant për sociologët, në mënyrë që  të kontribuojnë në identifikimin e problemeve të qytetit që ndikojnë në rregullimin e jetës urbane.