Kërkimet private për Emiliano Sala nga familja e lojtarit janë duke vazhduar.
Pas mbledhjes së fondeve nga donacionet, intensiteti i kërkimeve është duke u rritur dita e ditës dhe tani kompania AAIB me anë të anijes Geo Ocean III ka filluar kërkimet nënujore.
Këto kërkime do të zgjasin tre ditë dhe do të përdoret sistemi ‘sonar’, një teknik për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit.
Zona ku do të fillojnë kërkimet është në veri të Guernseyt, aty ku aeroplani është zhdukur nga radari.
Anija e dytë e financuar nga familja do të vazhdojë “deri sa aeroplani të gjendet”, ku vlen të theksohet se deri më tani nuk ka pasur ndonjë shenjë konkrete.
Sulmuesi argjentinas ishte duke udhëtuar nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells), ndërsa në bord me atë ishte vetëm piloti, i cili është gjithashtu i zhdukur.
Që kërkimet private të fillonin familja kishte nevojë për rreth 300 mijë euro, shifër që është arritur për rreth dy ditë, ku para dhuruan edhe shumë yje të futbollit.