Tre persona janë arrestuar dje në Podujevë pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje fqinjësore, raporton Llapi.info
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje fqinjësore, janë përleshur mes veti. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info