Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të gjykatës, pasi që para gjashtë muajve ishte ndarë nga bashkëshortja e tij dhe janë në proces gjyqësor, transmeton Llapi.info

Rasti ka ndodhur të dielën në Podujevë, në ora 13:25.

I dyshuari vazhdimisht kishte kanosur ish bashkëshorten e tij përmes telefonit, si dhe përmes rrjetit social.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info