Një person është therur me thikë sot rreth orës 13:00 në Podujevë, raporton Llapi.info

Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe në Qendrën Emergjente të Podujevës. Nga atje kanë thënë se personi është dërguar në QKUK.

“Po, është paraqitur një rast therje me thikë, i njëjti kishte lëndime në qafë dhe në krahun e majtë. Pas trajtimit të parë, personi në fjalë është dërguar në QKUK në gjendje stabile”, kanë thënë nga Emergjenca.

Siç mëson Llapi.info ngjarja ka ndodhur mes disa nxënësve. Sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info një person është arrestuar përballë shkollës ekonomike “Isa Boletini”./Llapi.info