Një person është arrestuar në Podujevë të hënën, pasi kishte therur me thikë një person tjetër në rrugën “19 Qershori”, raporton Llapi.info
Viktima, si pasojë e lëndimeve të marra, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku gjendja e tij shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Llapi.info