Karateisti Melos Gashi ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në kampionatin evropian për U21, juniorë dhe kadetë, që po mbahet në Aalborg të Danimarkës.


Ai e arriti të shkëlqejë në kategorinë e kadetëve mbi 70 kilogram, në një konkurrencë shumë të fortë, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
Melosi mposhti katër garues, për të siguruar finalen dhe medaljen e argjendtë.


Në finale, që do të zhvillohet të dielën, Gashi takohet me Ahmet Bulut nga Turqia.

Kosova po përfaqësohet me 25 garues në evropian.
Një pjesë e tyre kanë garuar sot, por pa mundur të hynë në zonën e medaljeve, kurse një pjesë e garuesve garojnë nesër.

Urime karateistit?Melos Gashi?? dhe komunitetit të karatesë sigurimi i medaljes?evropiane. Suksese Melosit në finale?#KarateAalborg2019

Publiée par Kosovo National Olympic Committee sur Vendredi 8 février 2019