Banorët e fshatit Zakut të Podujevës po përballën me një ambient të rrezikshëm. Gjithë kjo, pasi që në mes të shtëpive kanalizimi i tubuar po paraqet rrezik për banorët e kësaj ane, njofton Llapi.info

Përveç erës së keqe, ata ankohen se mund të marrin edhe infeksione e sëmundje të tjera.

Banorët thonë se Komuna e Podujevës e ka lënë në atë gjendje, e që sipas banorëve, edhe përkundër ankesave tubimi i kanalizimit nuk është larguar akoma tërësisht, edhe pse është intervenuar ditë më parë.

Ndërkohë, banorët që kanë shtëpitë përreth, thonë se nga era po bëhet e pamundur qëndrimi edhe brenda në shtëpi./Llapi.info