Analisti, Albinot Makolu, lidhur me kuvendin e VIII zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë për llapi.info se nuk është çuditur aspak nga këto zgjedhje dhe se befasia premtuese në LDK nuk ndodhi.

“Lidhja Demokratike e Kosovës si njëri nga subjektet politike me historinë më të gjatë të veprimit në Kosovë, është kjo Lidhje Demokratike e cila nuk e ka në planë hapjen, reformën, nxitjen e mendimit të ri. Vazhdon të jetë një LDK me fiqir të vetin dhe aspak nuk më çuditën as zgjedhjet e sotme brenda saj. Befasia premtuese nuk ndodhi”, ka thënë Maloku.

Ai ka shtuar se këto lloj zgjedhjesh nuk i ngjajnë demokracisë, por, si zgjedhje duhet të njihen.

“Rekomanduesit dhe njohësit e proceseve politike në Kosovë, këshilluan me fakte praktike zgjedhësin e zgjedhjeve brenda kësaj partie, por kjo nuk u morë parasysh. Ata votuan ‘suksesin’ më të ‘madh’ që ka pas kjo parti me kreun e saj, e sipas tyre ky sukses është që LDK për herë të parë e ka kryeministrin e vendit. Edhe pse dihet mirëfilli se si e mori kryeministrin ish-partia e ish-presidentit Rugova. Gjithsesi, është vërejtur fuqishëm se këto lloj zgjedhjesh nuk i ngjajnë demokracisë, mirëpo si zgjedhje duhet të njihen”, ka thënë Maloku për llapi.info.

“Jam i mendimit, por edhe duke u nisur nga praktika e veprimit politik të kryetarit të ri të LDK-së, Isa Mustafa, ai nuk do ti largon këta që provuan demokracinë brenda LDK-së, mirëpo në një të afërm, ai do ti zbeh maksimalisht e deri në largim ata që po e mbajnë z.Mustafa në ‘kokrra’ për shkak të fuqisë së tyre brenda LDK-së. Kjo pritet të shihet”, ka shtuar ai./Llapi.info