Dje në fshatin Kërpimeh të Podujevës ka ndodhur një shpërthim i një mjeti i cili sipas Policisë së Kosovës ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, njofton Llapi.info
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij femër K-Shqiptare derisa ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë të cilën e kishte blerë, ka has në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer i cili kishte eksploduar aksidentalisht”, thuhet në raportin e policisë.
Lëndime trupore kanë pësuar dy femra dhe dy meshkuj K-Shqiptar të cilët janë dërguar në tretman mjekësor.
Në vend ngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe njësiti për deminim i PK-së.
Ndërkohë, siç mëson Llapi.info një person ka pësuar lëndime të rënda, teksa dyshohet se ka humbur edhe gjymtyrë trupore. /Llapi.info