Një delegacion i Partisë Socialdemokrate ka bërë sot homazhe pranë varrit të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, në përkujtim të jetës dhe veprës së tyre.

Arbeni dhe Moni kanë rënë për liri dhe barazi në demonstratën e 10 shkurtit 2007, data-dëshmi se historia mund të shkruhet edhe nga poshtë, nga pozitat e të shtypurve, thuhet në një postim të PSD-së në Facebook.

Dymbëdhjetë më vonë, urdhërdhënësit dhe vrasësit e Arbenit dhe Monit janë ende të lirë  dhe sot nuk e gëzojmë ende lirinë e drejtësinë për të cilën ranë ata dhe u plagosën mbi tetëdhjetë protestues të tjerë.

Kujtimi i 10 shkurtit ka aq vlerë sa besnikëria ndaj kërkesës së tij, kërkesave të sotme.