Një fëmijë tetë vjeç, L.I, është sulmuar dje nga qentë endacak në rrugën “Kadri Dushi” në Vushtrri.

Familjarë të fëmijës kanë dërguar disa fotografi në adresë të Periskopit, për të treguar rrezikun që kanë nga qentë endacak në qytetin e Vushtrrisë. Bëhet e ditur se janë sulmuar edhe fëmijët e tjerë, shokë të L.I., por ata kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë pa lëndime.

Fotografitë më poshtë ju ttregojnë se sa serioze janë lëndimet e djalit tetë vjeç.