Punëtorët e Shërbimit Korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë kanë protestuar sot. Edhe ata janë shprehur të pakënaqur me koeficientin e pagave, njofton Llapi.info
Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë duke kërkuar koeficiente të barabartë me Policinë e Kosovës, duke shtuar se puna e tyre nuk është aspak e lehtë, teksa kanë kundërshtuar Projektligjin e Pagave.
Llapi.info ka siguruar pamje nga kjo protestë që është mbajtur para burgut në Gërdoc.
Kujtojmë, kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës në nivel Kosove, ka thënë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen përmes kësaj protestë njëorëshe, ata do ta diskutojnë mundësinë edhe për protesta në Prishtinë.
“Përmes ministrit të Drejtësisë kemi kërkuar që Ligji për Paga të mos kalojë. Me të vërtetë është bërë një padrejtësi, kemi një punë bukur të rëndë, në shumë raste edhe ne kemi të lënduar, dhe le të trajtohemi ashtu siç e meritojmë”, ka thënë Sadikaj./Llapi.info