Në Ferizaj është duke u protestuar kundër abuzimit seksual nëpër institucionet shtetërore.

Protestat po mbahen për shkak të rastit të të miturës në Drenas, e cila nxiti reagim qytetar të madh pasi u raportua për një abuzim sistematik ndaj saj, njofton Klan Kosova.

Ata po mbajnë pankarta në duar me mesazhet: “Përdhunuesit në burg”, “Kush na mbron prej policisë”, “Gjykatë përdhunuese”.

Protestat janë mbajtur në kryeqytet në qytetin e Drenasit, ndërsa janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të Kosovës.