Një grua ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës pasi që ka pasur komplikime të rënda gjatë lindjes.

Procesi i lindjes kishte nisur në spitalin e Pejës dhe për shkak të komplikimeve, foshnja ka lindur e vdekur.

Ndërsa nëna e foshnjës ishte transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Mirëpo edhe nëna ka ndërruar jetë pak minuta pasi ishte dërguar në Prishtinë.

Drejtori i spitalit të Pejës, Skender Dreshaj, ka thënë për Klan Kosova se nëna është transferuar në Prishtinë pasi që në Pejë ishin shtjerrë mundësitë për trajtim.

“Spitali ka qenë i pajisur me pajisjet e domosdoshme, personeli e ka trajtuar në mënyrë korrekte, komplikimi ka qenë shumë i rëndë. Ka qenë çarje e mitrës që quhet memece do të thotë pa dhimbje nga momenti i çarjes. Ka pasur gjakderdhje, fëmija ka lindur i vdekur. Është rast jashtëzakonisht i rëndë i komplikuar”.