11 shkurti festohet si Dita Ndërkombëtare e Vajzave në Shkencë.

Në kuadër të kësaj dite, nuk është lënë pa u përmendur edhe emri i Shqipdona Lahu nga Podujeva, njofton Llapi.info

Këshilltarja nga radhët e LVV në Podujevë, Doruntina Hasani, ka thënë se Lahu ka lënë gjurmë në Fakultetin e Mjekësisë, e që sipas saj, duke diplomuar me notën 10.

Hasani duke përmendur Lahun ka thënë se në këto shkenca duhet motivim i madh, në mënyrë që njerëzit që kanë më shumë kapacitete për të ecur në këto shkenca. Sipas saj, Komuna e Podujevës ka dështuar në këtë aspekt.

Për këtë ditë, edhe poeti Xheladin Çitaku i ka kushtuar një poezi Lahut./Llapi.info

Postimi i plotë i Hasanit:                                           

DITA NDËRKOMBËTARE E VAJZAVE NË SHKENCË!

Në këtë ditë të shënuar për vajzat në shkencë nuk mundet të kaloj pa u përmendur edhe Shqipdona Lahu e cila la gjurmë në Universitetin e Mjekësis duke diplomuar me mesataren 10.
Natyrisht që këto janë shkenca të vështira dhe kanë nevojë për një motivim më të madh jo vetëm moral, edhe shoqëror, edhe mbështetje mediatike, në mënyrë që njerëzit që kanë më shumë kapacitete për të ecur në këto shkenca, t’i motivojmë që të ecin në këtë drejtim, por sa është punuar në këtë drejtim e përmenda edhe në seancën e fundit të kuvendit komunal, ku komuna ka dështuar plotësisht në këtë aspekt.

Vajzave si SHQIPDONA që po na e zbardhin fytyrën u dëshiroj shumë suksese!

Për këtë ditë poeti Xheladin A. Çitaku 
I kushtoj një poezi kësaj Vajze Inspiruese!

Image may contain: 1 person, smiling, text