Bunej Kika nga Podujeva është vetëm 9-vjeç. Ai studion në Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe. Përveç shqipes, ai ka kohë që ka përvetësuar edhe anglishten, shkruan Llapi.info
9-vjeçari ndjek mësimet e klasës së tretë në “Al Kamal American International Shcool-Al Azra”, por ai tashmë dinë edhe mësimet e klasave më të larta. Në këtë shkollë ai po konsiderohet edhe si talent.
Nuk harxhon kohën duke ndjekur teknologjinë, Kika ka një pasion, atë të arritjes së dijes. Lënda e preferuar e tij ka të bëjë me botën, atë të gjeografisë. I mjaftojnë pak sekonda për gjetur në hartë shtetin të cilit i kërkohet. Ai tashmë ka mësuar të gjitha kryeqytetet e shteteve. Për ta vërtetuar këtë, edhe mësuesja e tij në shkollën ku ai mëson i është drejtuar me disa pyetje, por që përgjigjet e 9-vjeçarit ka lënë të habitur atë.
Mësuesja e tij, Patty Sadek, është shprehur e habitur kur ka kuptuar se Bunej Kika i di të gjitha kryeqytet e shteteve të botës. Për ta vërtetuar këtë, ai përpara nxënësve të tjerë ka kërkuar nga 9 vjeçari kryeqytetet duke përmendur disa nga shtetet e botës, si: Kanada, Zvicër, Greqi, Jordani, Marok, SHBA, Gjermani e Egjipt, por përgjigjet e shpejta të tij lanë të habitur mësuesen e tij. Ajo kërkoi nga 9-vjeçari të dijë se si ka arritur t’i mësoj gjithë këto. Mësuesja Sadek, gjithashtu e pyeti edhe për sa kohë është dashur t’i mësoj të gjitha kryeqytetet, transmeton Llapi.info
“I lexova në një libër, nga një fjalor. Vetëm fillova t’i mësoj, ato i gjeta në faqet e fundit të fjalorit. Gjithë këto i bëra duke i lexuar. Po, është dashur kohë”, është përgjigjur ai.
Kur është pyetur se pse është leximi i rëndësishëm? Kika është përgjigjur:
“Sepse ti mëson shumë gjëra dhe mund të bësh planifikime për të ardhmen, të ndihmon që të dish të gjitha gjërat, të ndihmon të marrësh informata”, ishin disa nga përgjigjet e 9 vjeçarit.
Pas përgjigjeve, krejt në fund, mësuesja është ndier krenare që ka në klasë një nxënës si Bunej Kika.
“Unë mendoj se ti je një fëmijë shumë i mahnitshëm dhe i talentuar dhe jam shumë krenare që ti je në klasën time, dhe gjithashtu jam shumë krenare që ti je pjesë e shkollës tonë”, ka thënë ajo.
Ndryshe, edhe familjarët e 9-vjeçarit për Llapi.info kanë thënë se pasioni i tij për të lexuar ka nisur qysh në moshe të hershme, njëherësh duke shtuar se Buneji është edhe nipi i patriotit dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Xheladin Rekaliu./Llapi.info