Për shkak të vjetërsisë së tij, bung qindra vjeçar, i jep  fshatit një pamje karakteristike. Ekzistojnë rrëfime të ndryshme për të, madje thuhet se në hartat ushtarake ky lis ka ekzistuar si pikë referimi.

Nën hijen e tij e këtij druri, i cili ndodhet në fshatin Dyz të Podujevës, më i vjetri i fshatit, Fehmi Uka, ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë, aty ku ka qenë vendtakimi me shokët e fshatit.

Sot, është 80 vjeçar, dhe vjen shpesh për të pushuar tek ky vend, sepse i sjellë kujtimet më të mira. Ai ka thënë se druri i bungut, është ndër më të vjetrit në rrethinën e Podujevës.

“Jo vetëm unë që kam shumë vite jetë e mbaj në mend këtë bung, por edhe baba e axha më kanë thënë që ky dru ka mbi 15 vjet. Te ky bung ka qenë një vend që edhe kemi mësuar edhe pak nga hoxha pasi nuk ka pasur shumë arsim në atë kohë”, tregon banori i këtij fshati Fehmi Uka.

Fshati Dyz, i cili ndodhet jo larg Prishtinës. I njohur si “Rrafshi i Podujevës”,  ky vend ka karakteristika të shumta, duke filluar nga emri i tij.

80 vjeçari, Fehmi Uka, tregon gojëdhëna të ndryshme për të.

“Si ka mbetur emri Dyz? Njëra nga gojëdhënat flitet se kur ka ardhur ushtria turke, kanë thënë “e bëmë dyz këtë vend”, dyz nga turqishtja rrafsh”, tregon i moshuari.

Fshati Dyz, dikur shquhej edhe për numrin e madh të pemëve që kishte, ndërsa sot numri i tyre është i paktë.

Bungu qindra vjeçar ne Dyz të Podujevës

Fshati Dyz, ndodhet jo larg Prishtinës. I njohur si “Rrafshi i Podujevës”, ky vend ka karakteristika të shumta, duke filluar nga emri i tij. Dyzi, dikur shquhej edhe për numrin e madh të pemëve që kishte, ndërsa sot numri i tyre është i paktë.

Publiée par RTV Dukagjini sur Mercredi 13 février 2019

Isat Kutllovci, banor i këtij fshati ka thënë se jo vetëm nga natyra, por ky fshat ka ndryshuar në tërësi.

“Sikur në gjithë Kosovën edhe këtu ka pasur shpërngulje të mëdha. Ka pasur mbi njëqind familje, ndërsa tani kemi mbetur rreth 40 familje. Më herët më shumë dashni mes njerëzve ka pasur, mysafirë ka pasur pak më shumë, tash as ata nuk po i duam”, deklaron banori tjetër i fshatit Isat Kutlllovci.

Sot, qetësinë e këtij fshati e thyente vetëm era e cila bënte zhurmë.

Dikur me mbi 100 shtëpi, sot në këtë vend kanë mbetur vetëm 40, kjo për shkak të shpërnguljeve që janë bërë.

Fehmi Uka, ka thënë se edhe po të mbetët i fundit në këtë vend, nuk do ta braktisë atë.