Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, xhamia ‘Dëshmorët e Kombit’ në Balloc në koordinim me BIK në Podujevë, ka organizuar aktivitete festive e kulturore, shkruan Llapi.info
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Bashkësia Islame në Podujevë, programi kulturor e festiv do të nis që nga e shtuna dhe do të vazhdoj deri të hënën.
“Këshilli i xhamisë “Dëshmorët e Kombit” respektivisht imami i saj, dr. Besim Arbanashi e në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, me rastin e 17 Shkurtit ditës së pavarësisë së Republikës sonë, organizon program kulturor e festiv me rastin e kësaj dite të rëndësishme të popullit tonë.
E shtunë më 16 Shkurt shpërndarja e ndihmave për skamnorë
E diele më 17 Shkurt nga ora 12-14 programi kulturor në xhami
E hëne më 18 Shkurt nga 0ra 11-14 dhurim vullnetarë i gjakut, në objektin përcjellës
të xhamisë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./Llapi.info