Qindra flamuj janë vendosur rrugëve të Podujevës për nder 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, shkruan Llapi.info

Vendosja e tyre ka filluar që nga dje dhe po vazhdon ende nga një grup i vullnetarëve.

Baki Ejupi, që është veteran i UÇK-së e nënoficer i FSK-së, për çdo vit organizon vendosjen e flamujve në pjesë të ndryshme të Podujevës.

Krahas flamurit shtetëror, për këtë ditë tashmë janë vendosur edhe flamuri kombëtar dhe ai me emblemë të UÇK-së, teksa ky grup ka vendosur flamuj edhe për Ditën e Flamurit.

Kujtojmë, për nder të kësaj dite Komuna e Podujevës ka organizuar disa aktivitete që fillojnë nga ora 10:00 me homazhe pranë shtatoreve të dëshmorëve./Llapi.info

Drejt finalizimit

Publiée par Baki Uçk Ja sur Vendredi 15 février 2019