Fitim Rakovica bashkë me pesë anëtarët e familjes mbijetonte me asistencë sociale, ndërsa ai pjesën tjetër të jetesës e siguronte përmes shitjes së qumështit. Por të zotit të shtëpisë ditë më parë, dikush ia vodhi bagëtitë.

Fitimi me lot në sy tregoi rastin, ndërsa e vetmja shpresë për të ishin qytetarët, prej të cilëve ai kërkoi t’ia blinin një lopë.

Hajnat ia vodhën dy lopë Fitim Rakovicës nga Podujeva, ai kërkon ndihmë për të mbajtur familjen

Hajnat ia vodhën dy lopë Fitim Rakovicës nga Podujeva, ai kërkon ndihmë për të mbajtur familjen. Tash nuk ka mbetur shumë shpresë për Fitimin, baba të katër fëmijëve i cili mbante familjen me paratë që fitonte nga shitja e qumështit./t7

Publiée par Llapi.info sur Vendredi 15 février 2019

Ndërsa më të dëgjuar këtë lajm, një qytetar bëri thirrje përmes rrjetit të tij social që të mobilizoheshin dhe të grumbullonin të holla për t’ia blerë bagëtitë Fitimit.

Qytetari që dëshiron të mbetet anonim, ka treguar për Indeksonline që janë grumbulluar deri më tani afër 3000 euro, ndërsa edhe një bashkatdhetar ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën që t’ia blejë edhe ai një lopë familjes Rakovica.

Një lajm ky tejet i mirë, veçmas për 11 vjetorin e Pavarësisë, për t’ia kthyer sërish buzëqeshjen familjes ngafshati Dumosh i Podujevës.