Një kompani në fushën e internetit nga Llapi ka përzgjedhur një formë të veçantë për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Punëtorët e Telkos | Ardinetit nga komuna e Podujevës, sot dhuruan gjak në qendrën për Transfuzion të Gjakut në këtë komunë.

Ky aktivitet u përkrah vullnetarisht nga të gjithë punëtorët e kësaj kompanie.

Pronari Ymer Kurtolli, tha se këtë aktivitet e kanë ndërmarr duke ditur se në mungesë të gjakut shpesh ndodhin edhe vdekjet e pacientëve.

Edhe nga Transfuzioni i Gjakut u shprehen se aktivitetet e këtilla ua lehtësojnë situatën me furnizim të këtij produkti jetik për pacientët.

Kompania Telkos | Ardinet është njëra prej kompanive në fushën e Internetit dhe sistemit kabllor e cila nga Janari i vitit 2019 shtrihet në tërë Kosovën.