Një person i kërkuar nga Policia është arrestuar dje në fshatin Peran të Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – dega Podujevë. Pa dhënë detaje tjera, Policia ka bërë të ditur se i njëjti është dërguar në burgun e Dubravës.
“Fshati Peran, Podujevë 18.02.2019 – 09:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e sotëm të PK-së./Llapi.info