Në fshatin Obrançë të Podujevës një zyrtar policor dje ka hasur në mjet të pashpërthyer, njofton Llapi.info
Siç bëhet e ditur në raport, i njëjti këtë mjet e kishte vërejtur në një fushë të hapur.
Pas lajmërimit njësitet e nevojshme policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.
Ndërkaq, njësia e FSK-së dhe KFOR-it ka tërhequr mjetin në mënyrë të sigurtë./Llapi.info