Shumë pjesë të Kosovës furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Batllavës, ky Liqen ndodhet në tokat e fshatit Orllant, por vetë banorët e Orllanit nuk kanë ujësjellës.

Për këtë, ata janë detyruar të hapin ndonjë pus, por banorët thonë se gjatë dimrit ato mbushen me ujë të papijshëm.

Imer Bajrami, banor në këtë fshat thotë se janë duke vuajtur për ujë të pijshëm, ai për nëntë anëtarë të familjes dy herë në ditë shkon të marrë ujë në një pus 500 metra larg shtëpisë.

“Krejt Kosova e dinë se na nuk kemi ujë. Sidomos jemi disa familje katastrofë. Për çdo ditë më duhet me ardhë me marr, 500 metra larg i ka te një bunar. Populli është shpërngulë nga këtu pasi që nuk ka ujë të pijes”, thotë ndër tjerash i për RTK.

Edhe banorët e tjerë e kanë të njëjtin hall. Disa prej tyre kanë puse në oborr, por uji është i papërdorshëm, e detyrohet të blejnë.

Më poshtë video: