Podujeva, foto arkiv

Disa persona janë përfshirë në një rrahje sot rreth orës 12:00 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info

Nga kjo përleshje janë arrestuar tre persona, teksa me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi.

Sipas tij, në këtë incident kanë qenë të përfshira dy palë.

“Në orën 11:25, Policia ka marrë informatë për një incident, me të marrë informatën Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes. Në këtë incident janë përfshirë dy palë. Pas marrjes në stacion janë intervistuar, iu është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente. Pas konsultës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.  Të arrestuar janë tre persona”, ka thënë ai./Llapi.info