Foto ilustrim

Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar dje në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raport./Llapi.info