Instituti ‘Atomi’ së bashku me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), organizon Garën Ndërkombëtare të Matematikës ‘Kangaroo 2019’,  garë kjo e cila mbahet edhe në Podujevë, njofton Llapi.info

Në këtë garë, sipas këtij instituti,  kanë të drejtë pjesëmarrje të gjithë nxënësit nga klasa e dytë e deri te ajo e dymbëdhjetë, duke mos pasur parasysh suksesin e tyre në lëndën e matematikës.

Sipas një njoftimi, të gjithë nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me certifikata ndërkombëtare. Kjo garë në Podujevë do të mbahet në Shkollën Fillore “Xheladin Rekaliu”.

Për t’u njoftuar më gjerësisht për kushtet e aplikimit kliko KËTU.