Feronikeli ka marrë fitore të merituar përballë Llapit 2-0, në derbin e javës së 19-të në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja nisi qetë me dy skuadrat që luanin kujdesshëm në mes të fushës.

Në minutën e 12-të, Mentor Zhdrella i vendasve u pengua në zonë dhe kërkoi penallti, por kështu nuk mendoi gjyqtari Dardan Çaka.

Llapi vazhdoi të luaj më mirë dhe në minutën e 20-të Ilir Blakçorri gjuajti nga distanca, por që intervenoi edhe më mirë portier vendas Smakiqi.

Feronikeli luante kujdesshëm dhe në minutën e 30-të e gjeti edhe golin e epërsisë.

Carioca Da Silva harkoi bukur në zonë, ndërsa Mendurim Hoti u gjend mirë duke shënuar për 1-0.

Feronikeli tentoi golin e dytë në fund të 45 minutave të parë, kur Kastriot Rexha gjuajti me kokë, por topi shkoi mbi portë.

Llapi tentoi në pjesën e dytë barazimin e rezultatit por një gjëje të tillë nuk ia arritën përballë mbrojtjes së fortë të vendasve.

E krejt në fund të ndeshjes vendasit shënuan edhe golin e dytë në këtë takim nëpërmjet Astrit Fazliut.

Pas kësaj fitore, Feronikeli vazhdon të mbetet lider në tabelë me 45 pikë të tubuara, dy më shumë se Prishtina, ndërsa Llapi zë pozitën e tretë me 38 pikë.

Në javën e 20-të, Feronikeli do të ketë një ndeshje të lehtë në letër pasi përballet me KEK-un në udhëtim.

Ndërkohë, Llapi do të jetë nikoqir i Prishtinës në derbin e javës së 20-të./Llapi.info