Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin në ditëlindjen e tij.
Përmes një postimi në Instagram, Rama e vlerësoi Demaçin patriot dhe mjeshtër të madh të pendës.
“Si një artikulues i kulluar dhe i fuqishëm i aspiratave për liri e pavarësi të shqiptarëve, ai pati një ndikim të jashtëzakonshëm në hedhjen e themeleve të shtetit të ri të Kosovës duke u pagëzuar për sakrificat e tij 30 vjeçare edhe si “Mandela i Kosovës”.