India thotë se ka realizuar sulme ajrore kundër militantëve të Kashmirit në territorin pakistanez pas një sulmi vetvrasës me bombë muajin në fillim të këtij muaji, ku mbetën të vdekur 46 ushtarë indianë.

Një ministër i lartë indian tha se sulmet kishin për target një kamp trajnimi të grupit Jaish-e-Mohammad (JeM) në Balakot.

Ky veprim përfaqëson një përshkallëzim të armiqësisë midis dy fqinjëve të armatosur me armë bërthamore.

Ky është sulmi i parë ajror i nisur përgjatë vijës së kontrollit – kufiri që ndan Kashmirin e administruar nga India nga Kashmiri i administruar nga Pakistani – që nga një lufta midis dy vendeve në vitin 1971.

Sekretari i Jashtëm indian, Vijay Gokhale, se si pasojë e sulmeve një numër i madh i militantëve, përfshirë komandantët, ishin vrarë përderisa ishin shmangur viktimat civile.