Ka kohë që ka nisur projekti i rrugës “Hysen Gërdoci” që lidh fshatrat Dyz-Gërdoc të Podujevës, por tashmë kjo rrugë thuajse është bërë e pakalueshme, shkruan Llapi.info

Banorët të cilët edhe kanë dërguar fotografi, kanë thënë për Llapi.info se në këtë pjesë janë vendosur vetëm kanalizimet. Sipas tyre, edhe këta janë të vendosura çoroditur, siç thonë, “50 centimetra mbi tokë”.

Ata fajësojnë autoritetet komunale, pasi që sipas tyre, rruga që lidh këto dy fshatra vazhdon të jetë në këtë gjendje.

Sipas banorëve, punimet ka kohë që kanë filluar, teksa rruga vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, e që në këtë anë aktualisht jetojnë gjashtë familje.

Ndërkaq, probleme me rrugë të paasfaltuara përballen edhe banorë të fshatrave tjera të kësaj Komune/Llapi.info