Një femër është arrestuar në fshatin Bradash të Podujevës, nën dyshimin se e njëjta në rrjetin social “Instagram” ka hapur një llogari, ka publikuar foto duke bërë komente dhe shkrime banale në emër të viktimës femër, raporton Llapi.info

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fshati Bradash, Podujevë 03.03.2019 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, e cila në rrjetin social “instagram” ka hapur një llogari, ka publikuar foto duke bërë komente dhe shkrime banale në emër të viktimës femër K/Shqiptare. E dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar PK./Llapi.info