Në seancën e mbajtur në Kuvendin Komunal, shefi i grupit të Këshilltarëve të VV-së në Podujevë, Fitim Haziri, ka propozuar që në rend dite të hyjë edhe vendimi që ia ndalon KEDS-it vendosjen e njehsorëve të rrymës nëpër shtylla elektrike në tërë territorin e Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info

Ndalimin e njehsorëve sipas Hazirit, ka ardhur pasi që KEDS-i ka shkelur parimet e barazisë.

Të gjithë këshilltarët opozitarë ishin që t’i ndalohej kjo KEDS-it, teksa është kundërshtuar nga partia në pushtet, LDK.

LEXO EDHE: LDK në Podujevë kundër vendimit që të largohen njehsorët e rrymës të vendosura në shtylla

Ky propozim që të hyjë në rend dite u miratua nga të gjitha grupet parlamentare, por sipas VV-së, manipulime ka pasur kur është hedhur në votim për t’ia ndaluar këtë KEDS-it.

Krejt kjo, pasi që personeli nga Zyra Ligjore duke numëruar votat, është thënë se janë 17 vota ‘për’ e 17 ‘kundër’.

Zyrtari i Lartë i kësaj zyreje në Kuvend ka numëruar kundër votën edhe të një këshilltari të LDK-së, e që në fakt ai kishte abstenuar.

Në bazë të videos të publikuar nga VV, shihet se këshilltari i këtij subjekti, Qendrim Softolli nuk ka votuar fare, që do të thotë se ai ka abstenuar. E vota e tij e marrë si kundër ka bërë që ky propozim të mos kaloj edhe me votën e dyfishtë të kryesuesit të Kuvendit kur ka barazim votash.

E, tani numërimi i votave po cilësohet manipuluese nga Lëvizja Vetëvendosje. Në njoftimin e lëshuar nga subjekti në fjalë thuhet se ky propozim ka kaluar me shumicë votash.

“Duke u bazuar në këto prova vërtetohet se edhe personeli i zyrës Ligjore i Komunës së Besianës është i implikuar por edhe i politizuar në këtë rast. Nëse ky Propozim Vendim nuk vlerësohet i kaluar ne do të vazhdojmë me procedurat ligjore duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet ndër tjerash në reagimin e VV-së./Llapi.info

Më poshtë video:

Fitim Haziri

Grupi i Këshilltarëve të LV-së në Besianë ka paraqitur një propozim vendim në seancën e mbajtur më 04.03.2019 në Kuvendin Komunal të Besianës QË KOMPANISË PRIVATE PËR DISTRIBUIM DHE FURNIZIM ME ENERGJI ELEKTRIKE, “KEDS” T’I NDALOHET VENDOSJA E NJËSORËVE PËR MATJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE NË SHTYLLAT E RRJETIT ELEKTRIK NË HAPËSIRAT PUBLIKE NË TËRË TERRITORIN E KOMUNËS SË PODUJEVËS.Pasi kryesuesi i grupit të LV-së bëri paraqitjen e Propozim Vendimit, propozimi doli në votim dhe u votua me 17 vota PËR dhe 17 vota KUNDËR, e drejta e votës së dyfishit e Kryesuesit në rast të barazimi bëri që ky Propozim Vendim mos të kaloj . Në të kundërtën doli që ky votim të jetë i manipuluar pasi që një këshilltar nga radhët e pozitës (LDK-së) kishte abstenuar dhe me këtë rast konstatohet se Vota KUNDËR ishin vetëm 16 që nënkupton se Propozim vendimi ka kaluar me 17 vota PËR, kjo vërtetohet edhe me këtë video të paraqitur.Duke u bazuar në këto prova vërtetohet se edhe personeli i zyrës Ligjore i Komunës së Besianës është i implikuar por edhe i politizuar në këtë rast. Nëse ky Propozim Vendim nuk vlerësohet i kaluar ne do të vazhdojmë me procedurat ligjore duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Publiée par Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Besianë sur Mercredi 6 mars 2019