Rifat Jashari, bashkë me nipat, është kthyer në Kosovë 2 javë pas çlirimit.

Kthimin në atdhe është ëndrra e çdo mërgimtari.

Por, një kthim të tillë nuk e kishte dashur kurrë Rifat Jashari.

Është 29 qershor 1999. Pak ditë pas çlirimit të Kosovës, vëllai i komandantit legjendar kthehet nga Gjermania në Drenicë.Anëtarët e familjes që i kishte lënë në Prekaz para nisjes në Gjermani, nuk e gjen asnjërin gjallë.

Të gjithë kanë rënë. Rifat Jasharin e shoqërojnë shokët e komandantit legjendar në këtë takim në Skënderaj, para se ai ta sheh Prekazin.

Edhe në këto momente të vështira, Rifat Jashari gjen forcë dhe u flet për të ardhmen e vendit.

Për më tepër u jep forcë të tjerëve që i tradhtonin emocionet.

Bashkë me Rifatin kanë ardhur edhe nipat; qëndrojnë të fortë edhe ata.Më pas, burrat e Jasharëve nisen në Prekaz. Rrugët në të dy anët, janë mbushur me njerëz.

Asgjë më shumë se një shikim i përcjellë me respektin më të madh për këtë burra që po nisen drejt shtëpive që i lanë plotë më anëtarë, e tash kanë mbetur zbraztë dhe të rrënuara.

Në kodrën përballë, siç shihet në këto pamje të xhiruara nga Halit Barani, ish-aktivist i të drejtave të njeriut, janë varret e Jasharëve.

Ky është momenti, kur të gjallët takohen me të rënët.

Pak lot, e shumë krenari në këtë ditë të mbushur me shumë emocion.

Me rastin e 20 vjetorit te kthimi nga Gjermania i kater anetareve te familjes se Shaban (Murat) Jasharit: Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamze) Jashari. Keta kater anetare u kthyen pas luftes, saktesisht, me 29 qershor 1999 ne oret e mesdites, spari ishin ne Shtabin e Ushtrise ÇLIRIMTARE te Kosoves ne Skenderaj, prej ketu pastaj shkuan ne vendlindjen e tyre, ne Prekazin Heroik te Skenderajt! Ky inqizim publikohet per here te pare!

Publiée par Halit Barani sur Mercredi 6 mars 2019