Më 22 shkurt një i moshuar është goditur nga një kamion në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info
Viktima ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve me ç’ rast edhe ka ndërruar jetë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.
“Në lidhje me rastin me datën 06.03.2019 viktima mashkull K/Shqiptar i cili për shkak të lëndimeve ka qenë i shtrirë në repartin e kujdesit intensiv në QKUK ka ndërruar jetë”, ka njoftuar PK.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Llapi.info