Dy të mitur janë arrestuar në Lupç të Poshtëm të Podujevës, nën dyshimin se të njëjtit kanë postuar fotografi në rrjete sociale me një armë, raporton Llapi.info
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga të dyshuarit është konfiskuar një revole “Ekol Voltran”, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë (të mitur), pasi të njëjtit në rrjetet sociale kanë publikuar një foto me një armë zjarri. Nga të dyshuarit është konfiskuar një revole “Ekol Voltran”. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Llapi.info