Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info
Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se një person derisa ka qenë duke vozitur ka pësuar infarkt me ç’ rast edhe është aksidentuar.
Viktima është dërguar në Emergjencë nga disa qytetarë, por i njëjti ka ndërruar jetë. Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.
“Mundemi të iu konfirmojmë se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Policia dhe mjeku kujdestar janë duke u marrë me rastin”, kanë thënë nga Emergjenca./Llapi.info