Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, Vezir Januzi ka folur për projektet e bujqësisë për vitin 2019 në këtë Komunë, njofton Llapi.info

Januzi ka duke shtuar se bujqësia vazhdon të jetë prioritet në Podujevë, ka thënë se për këtë vit është rritur buxheti për subvencione. Thotë se ka pasur interesim të madh për fusha të ndryshme nga fermerët.

“Komuna e Podujevës sikur edhe në vitet e mëhershme, për vitin 2019 ka planifikuar projektet për sektorin e bujqësisë që çdo herë do të jetë prioritet. Ka realizuar projektet të vitit 2018 në tërësi, me përjashtim të një projekti që ka mbetur, e i cili është i përbashkët me USAD-in amerikan dhe do të vazhdojë edhe këtë vit. Këtë vit kemi rritur buxhetin për subvencione nga 300 mijë në 500 mijë”, ka thënë Januzi

“Kemi filluar me projektin e parë në fushën e perimekulturës, ku do të përkrahen fermerët të cilët bëjnë kultivimin e perimeve nëpër serra. Së shpejti pritet edhe lista përfundimtare e fermerëve aplikues. Kemi pasur një interesim të madh, por pamundësitë e vogla buxhetore që të gjithë fermerët në këtë fushë t’i përkrahim. Do të thotë nuk kemi mundësi buxhetore dhe kërkojmë edhe nga Ministria e Bujqësisë që këtyre fermerëve t’i dalin në ndihmë”, është shprehur ai në një intervistë për RTK.

MBJELLJET PRANVERORE

MBJELLJET PRANVEROREMundësit që ofron Komuna e Podujevës për bujqit dhe fermerët

Publiée par RTK sur Vendredi 8 mars 2019

Në anën tjetër, Januzi thotë se investimet nga Qeveria e Kosovës kanë filluar të zvogëlohen në Komunën e Podujevës.

“Kemi projekt tjetër që pritet së shpejti të bëhet aplikimi në fushën e pemëtarisë. Do t’i ndihmojmë ata fermerë me mekanizëm bujqësorë, që mendojmë do t’i përkrahim këtë vit me moto-kultivatorë dhe pajisje tjera përcjellëse. Projekt tjetër do të jetë në fushën e blegtorisë. Nga qeveria kemi pasur mbështetje viteve të fundit, por vitin që lamë mbështetja e fermerëve ka qenë e vogël dhe kërkoj që investimet të orientohen nga ato vende që kanë kushte të mira për zhvillimin e bujqësisë. Kështu që kanë filluar të zvogëlohen investimet në Komunën e Podujevës”, ka thënë tutje ai.

Përveç këtyre, ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve disa zona malore në fshatrat Popovë, Llapashticë, Bradash, Dyz dhe në disa pjesë të Orllanit janë përfshirë nga zjarri.

Image may contain: 1 person, standing, tree, outdoor and nature

Januzi duke folur për gjendjen alarmante, ka kërkuar edhe nga kabineti i kryeministrit që të intervenohet, pasi që sipas tij, rrethanat për shuarjen e zjarreve janë të vështira./Llapi.info

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature