Ish-trajneri, tani drejtor sportiv i Llapit, Tahir Batatina ka kërkuar mbështetje nga tifozët llapjanë para sfidës së nesërme ndaj Trepçës ’89, njofton Llapi.info
Batatina kërkon mbështetje maksimale nga tifozët e Llapit dhe Gollakut për fitore ndaj mitrovicasve dhe për ta vazhduar luftën për titull. Thotë se tani është momenti që pas 86 vitesh, Llapi të stoliset me trofe.
“Neser duam mbështetje maksimale nga qytetaret e Llapit dhe Gollakut .
Ne jemi duke kaluar nëpër beteja për ta fituar Luften , këtë mundemi të bashkuar të gjithë .Momenti ma i rëndësishumë i Skuadres se Llapit në histori që të stolisum me trofe pas 86 vitev klub me tradit duke mos i harru brezat që dhan kontribut me vite për skuadren e Llapit”, ka shkruar Batatina në Facebook./Llapi.info