Një person (këmbësor) ka humbur jetën në një aksident të rëndë në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në QKUK të Prishtinës.

Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.

“Nga aksidenti një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë të lënduar, të cilët pas trajtimit të parë në Emergjencën e Podujevës, të njëjtit janë dërguar për në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndërkohë, lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në fshatin Shtedim ka ndodhur në një aksident trafiku, mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit lëndime turpore kanë pësuar tre persona, njëri prej të cilëve (këmbësor),  nuk ka arritur  të përballoj plagët e shkaktuara nga aksideti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës J.Z, 73 vjecar e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Të lënduarin janë derguar per tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Sipas dëshmitarëve, aksidenti ka ardhur pasi që dy vetura kanë garuar për një kohë të gjatë mes vete./Llapi.info

Dy vetura sot kanë garuar mes vete në Shtedim të Podujevës, me ç’ rast janë aksidentuar ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor.

Publiée par Llapi.info sur Samedi 9 mars 2019