Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në kilometrin e parë Merdare-Podujevë, konkretisht në fshatin Shtedim të Podujevës, raporton Llapi.info

Dëshmitarët kanë treguar se dy vetura kanë garuar për një kohë të gjatë mes vete, teksa njëra ka humbur drejtimin duke goditur për vdekje një këmbësor rreth 74-vjeçar, i cili po bënte pazar pak para fatalitet, kurse mbetën të lënduar dy të tjerë.

Banorët përreth janë të alarmuar me shpejtësinë që kalojnë veturat këndej, ndërsa fajësojnë Policinë për mosveprim.

“Këtu tre ditë nuk bëhen, rinia pa u shty në rrugën Shtedim-Merdarë. Këtu shpejtësia është e madhe, policët nuk rrinë, radarët nuk rrinë edhe kjo ndodhë”, është shprehur një banor.

Ata për Klan Kosova kanë thënë se kanë lajmëruar Policinë për këtë garë, pak para se të ndodhë aksidenti. Por, këta të fundit po e mohojnë.

“Ne në njësinë e trafikut nuk kemi pasur informatë, mirëpo ne jemi duke i zhvilluar hetimet dhe çdo gjë që rrjedh do ta japim në një raport përfundimtar se çka ka ndodhur më saktë”, thotë shefi i trafikut, Nazmi Zogaj./Llapi.info

Për më shumë video: