Zona malore dhe një shtëpi janë përfshirë nga flakët në fshatin Majac të Podujevës, raporton Llapi.info

Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Brigada e Zjarrfikësve të Podujevës. Nga atje kanë thënë se pjesëtarë nga ky shërbim kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, përveç dëmeve materiale, siç mëson Llapi.info nuk raportohet për të lënduar.

Kujtojmë, përgjatë kësaj jave nëpër fshatra të shumta të Podujevës ka pasur zjarr vënie nëpër zona malore, ku edhe janë djegur me hektarë pisha dhe sipërfaqe pyjore.

Për këtë, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, duke thënë se ekipet emergjente komunale gjatë gjithë kohës janë në teren

“Apeloj te qytetarët që të jenë më të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private”, ka thënë Veliu./Llapi.info