Një aksident trafiku ka ndodhu dje rreth orës 14:00 në fshatin Shtedim të Podujevës, ku për pasojë një këmbësor ka ndërruar jetë, raporton Llapi.info
Nga aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar të cilët janë dërguar në QKUK të Prishtinës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit të dy vozitësit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Shtedim, Podujevë 09.03.2019 – 14:04. Raportohet për një aksident trafiku ne mes dy veturave dhe një këmbësori mashkull K-Shqiptar. Si pasoj e aksidentit këmbësori ka vdekur, ndërsa njëri nga vozitësi dhe një pasagjer meshkuj K-Shqiptar kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në QKUK . Turpi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Me vendim të prokurorit të dy vozitësit , të dyshuar meshkuj K-Shqiptar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./Llapi.info