Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje familjare, kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, duke iu shkaktuar lëndime trupore, njofton Llapi.info

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka treguar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari, mashkull K/Shqiptar , pasi që pas një mosmarrëveshje familjare, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info