I pari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka takuar Komandantin e Batalionit të tretë të FSK-së, nënkolonel Sylejman Cakaj, njofton Llapi.info

Në takimin e sotëm, Veliu dhe Cakaj biseduam për përgatitjet që po bëhen për ushtrimin fushor “Skifteri 03”, që do të mbahet prej 26 deri më 28 mars në territorin e Komunës së Podujevës.

Në ushtrimin fushor “Skifteri 03” do të testohet ndërveprueshmëria e Batalionit të Tretë me njësi të specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), Komunën e Podujevës, me Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Zjarrfikësit, Shërbimet Mjekësore Emergjente (SHME) dhe Kryqin e Kuq.

Image may contain: 1 person, sitting and indoor

Në takim prezent ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Faik Muçiqi.

Ndërsa, në kuadër të përgatitjeve për këtë ushtrim fushor deri tani janë mbajtur takime informuese dhe përgatitore mes përfaqësuesve të Batalionit të Tretë të FSK-së për Reagim të Shpejtë dhe zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Podujevës dhe akterëve të tjerë që do të përfshihen në këtë ushtrim./Llapi.info