Për rreth gjysmë ore, vetura zyrtare e kryetarit të Podujevës, Agim Veliu ka qëndruar e ndezur përpara objektit të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info

Përveç shpenzimeve që bëhen, edhe një tjetër hall ka paraqitur një qytetar i cili ka dërguar videon në portalin Llapi.info. Ai thotë se e njëjta dje për gjysmë ore ka bllokuar edhe një pjesë të trotuarit dhe rrugën afër vendkalimit për këmbësorë.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që vetura e të parit të Podujevës të qëndrojë në këtë gjendje përpara Komunës.

Kujtojmë, shifra të larta kanë kapur komunarët sa i përket shpenzimeve të derivateve. E për këto shpenzime edhe janë dhënë kritika nga këshilltarët opozitarë nëpër seanca të Kuvendit Komunal si dhe për trotuare të bllokuara nga automjetet./Llapi.info