Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur sot takimin e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për realizmin e projekteve të planifikuara për vitin 2019 dhe çështje të tjera, transmeton Llapi.info
Në takimin e sotëm të kryetarit Agim Veliu, me Këshillin e Drejtorëve, drejtorët kanë raportuar për vazhdimin e realizmit të projekteve dyvjeçare dhe për projektet e planifikuara për këtë vit.
Kryetari Veliu kërkoi nga drejtorët respektim të dinamikë së procedurave të prokurimit dhe realizimin e projekteve të planifikuara me buxhetin e vitit 2019.
Gjithashtu u kërkua angazhim në finalizimin e projektin për hartimin e Hartës Zonale, projekt ky i cili po realizohet me mbështetjen e GIZ-it gjerman dhe pritet të përmbyllet gjatë këtij viti.
Në takim u diskutua edhe për çështjen e Tregut të gjelbër dhe hapat që do të ndërmerren nga drejtoritë përkatëse në menaxhimin dhe funksionalizimin e plotë.
Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me projekte në infrastrukturë, shërbime publike, arsim, shëndetësi dhe mbrojtjes së mjedisit./Llapi.info