Let’s Do It Kosova ka filluar një aksion për pastrimin e bregut të Liqenit të Batllavës nga mbetjet ndërimore, që janë bërë shkaku i rrënimit të objekteve pa leje, njofton Llapi.info

Nga lokacioni i parë janë larguar katër kamionë me mbetje ndërtimore, derisa aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndërsa, pjesëmarrës në aktivitetet e sotme kanë qenë edhe inspektorët e Inspektoratit qëndror dhe inspektorët lokalë nga Komuna e Podujevës.

Let’s Do It Kosova do të vazhdojë edhe ditëve të tjera edhe me lokacione tjera tek Liqeni i Batllavës./Llapi.info