Aksident në Lluzhan të Podujevës, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info  

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, me ç’ rast edhe kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lëndimin e tyre për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës. Nga atje kanë thënë se të lënduarit s’kishin lëndime të rënda dhe pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

“Po, nga aksidenti në Emergjencë janë paraqitur dy të lënduar. Lëndimet ishin kryesisht të lehta dhe pas trajtimit mjekësor të njëjtit janë liruar”, kanë thënë nga Emergjenca.

Ndryshe, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës dërguar medieve, dje kanë ndodhur 25 aksidente, prej të cilave 8 janë me të lënduar dhe 2 me fatalitet./Llapi.info